Në Fier, një 42-vjeçare për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, duke tentuar të mbysë në lumin Seman 2 vajzat e saj 6-vjeçe, ndërsa më pas dogji banesën e bashkëjetuesit në fshatin Grecalli. Policia arrestoi në flagrancë shtetasen Rudina Kishta. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale: “Vrasje për shkak të rrethanave familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.