Aktualitet

Fluks turistësh në Tiranë

Piku i sezonit turistik ka sjellë një fluks të shtuar të turistëve të huaj të cilët vizitojnë Tiranën. Drejtoresha e turizmit në Bashkinë e Tiranës Mirela Koçollari deklaron se kryeqyteti është kthyer në një pikënisje e itinerarit të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Statistikat më të fundit tregojnë se gjatë qershorit në vend kanë ardhur 490 mijë turistë të huaj të cilët si destinacion të parë kanë pasur Tiranën.