Aktualitet

Fluks udhëtarësh në disa pikëkalime kufitare

Në kulmin e sezonit turistik, në disa pikëkalime kufitare raportohet fluks udhëtarësh. 24 orët e fundit, në Kapshticë e në Qafë Thanë, hynë 12 mijë persona në vendin tonë. Në Kapshticë ku aktualisht paraqitet fluks i shtuar i lëvizjes, janë marrë masa për të përballuar situatën dhe shmangur vonesat. Pala shqiptare punon me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje e 3 në dalje, si dhe me procedurë të përshpejtuar deri në normalizimin e gjendjes. Ndërkohë, në pikëkalimin e Qafë Thanës, i cili lidh Shqipërinë me Maqedoninë, 24 orët e fundit janë regjistruar 5 mijë e 380 persona në hyrje dhe 3 mijë e 780 në dalje. Policia Kufitare ka shtuar masat për të menaxhuar me efikasitet fluksin e lartë të qytetarëve që vijnë në vendin tone, kryesisht për të kaluar pushimet në atdhe.