Vijon fluksi i personave që hyjnë në Shqipëri në këto ditë të nxehta vere. Në Portin e Durrësit, vetëm nga Bari dhe Ankona sot pritet të mbërrijnë 7 tragete udhëtarësh me rreth 11 mijë vetë e qindra makina në bord. Por, fluksi shoqërohet dhe me probleme sa i përket zbatimit të orareve të nisjes së trageteve nga Italia. Gjithashtu, shumë pasagjerë shprehen të pakënaqur me kushtet në mjetet lundruese, ku mungon ventilimi apo ajri i kondicionuar.