Aktualitet

Fluksi i madh i turistëve sjell trafik të rënduar në vend

Fluksi i madh i turistëve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore të vendit, ndërsa përveç automjeteve të ardhura nga jashtë, lëvizja e kamionëve gjatë ditës shkakton ngarkesa. Ndërkaq, akset me trafikun më të rënduar rezultojnë Lezhë-Shkodër, Levan-Fier e segmentet në dalje të Vlorës drejt Rradhimës.