Live From Tirana

“Gjesti ia bëri kulaçin gati”/Dorina Kallaverja: Jozi e meritonte të përjashtohej!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dorina Kallaverja. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi historinë e saj personale e të qenurit nëna e një vajze me aftësi ndryshe. Por po ashtu, ajo është ndalur dhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e tyre për ta…

Si tu duk përjashtimi i Jozit nga gara?

E meritonte. Kishte ardhur momenti, sepse realisht isht një njeri shumë bullizues. Përveç faktit që ishte një njeri mosrespektues, sepse kur vjen babai i vajzës që ti dashuron, të paktën duhet të kishte krijuar atë formalitetin dhe t’i kishte dhënë një ngrohtësi atij personi. Por dhe nga mënyra e të folurit, është një njeri që nuk e ka atë komunikimin që të bën për vete. I rroftë ajo kënga “Dehem”, sepse për atë po njihet. Për tjetër gjë nuk di çfarë të them. Gjesti ia bëri kulaçin gati, e futi në furrë, e nxorri nga furra dhe po e ha Jozi për qejfin e vet.