Vetëm gjatë 48 orëve të fundit policia e qarkullimit në Tiranë ka ndëshkuar 371 drejtues mjetesh për kundravajtje të ndryshme. Burimet zyrtare thanë se 9 persona janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë apo në gjendje të dehur. Ndërkaq disa pamje të publikuara nga policia tregojnë raste flagrante të mosrespektimit të semaforit apo rregullave të tjera të qarkullimit.