Ajo është padyshim një ikonë stili dhe shumë vajza dhe gra në botë e adhurojnë dhe duan të jenë si ajo. E kemi fjalën për divën e muzikës pop Jennifer Lopez e cila së fundmi është parë rrugëve të Los Angeles-it me një çantë Hermés Birkin dhe me atletete sportive. Për ju që nuk e dini, një çantë Birkin mund të kushtojë që nga 40 mijë dollarë deri në 500 mijë dollarë.
Të mbash një nga çantat më të lakmuara në botë në një ditë të zakonshme me streçe dhe atlete? Nuk duhet të habiteni aspak, sepse bëhet fjalë për një prej ikonave të njohura të modës. Super ylli është parë në Los Angeles këtë javë me veshje që ndjekin të njëjtën formulë: atlete, syze dielli dhe çanta luksoze për palestër.


Ndërkaq, gjatë ndarjes së çmimeve në “MTV Movie & TV Awards 2022” të së dielës, Lopez u nderua me “Generation Award” ndryshe njihet si çmimi i gjeneratës i cili nderon aktorët, kontributet e larmishme të të cilëve si në film ashtu edhe në televizion i kanë kthyer ata në emra të njohur dhe mjaft të pëlqyre për publikun. Aktorja dhe këngëtarja e filloi fjalimin e saj të pranimit të çmimit duke iu referuar roleve kryesore të filmave të saj më të mëdhenj.
Sjellim në vëmendje se javën e kaluar Jennifer ndau me fansat në faqen e saj, ‘On the JLo’, rëndësinë e të fjeturit më shumë se shtatë orë. Kur ishte në të njëzetat, në vitet 90 dhe karriera e saj ishte në ngritje, puna e tepërt dhe gjumi jo i mirë rrezikuan shëndetin e saj. Ajo zbuloi si pushimi optimal ia ndryshoi jetën dhe se edhe vetëm një gjumë i mirë natën mund ta bëjë atë të duket një dekadë më e re. Këngëtarja 52-vjeçare theksoi se çdo natë fle 7-9 orë, por që në vitet 90′ nuk ishte kështu. Ajo ka shprehur se kur ishte në të 20-at, ndihej e pamposhtur.