Veshjet e thjeshta, stampat e luleve dhe kombinimet e mrekullueshme të ngjyrave i bëjnë zgjedhjet e veshjeve verore të Princeshës Diana-s ato që do të donim të provonim edhe në ditët e sotme. Ajo me të vërtetë ishte ikona e stilit ku ne mund të frymëzohemi edhe sot për veshjet tona.
Hidhini një sy një koleksioni të veshjeve verore të Princeshës Diana-s që do t’ju bëjë të dashuroheni përsëri me të…
1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

11.

12.

13.

Shumë anëtarë të familjes mbretërore kanë ‘trashëguar’ pamjen e saj përgjatë viteve dhe shumë të famshëm pranojnë se ata e shikojnë Lady Di si frymëzim për stilin e tyre.
Rikujtojmë, se së fundmi është publikuar traileri i parë promovues i filmit “Spencer” për jetën e Princeshës Diana-s. Rolin kryesor e luan aktorja Kristen Stewart, ndërsa premiera pritet të jepet në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 Shtator. Filmi ka të bëjë me një fundjavë që Diana e kaloi në Sandringham gjatë pushimeve të fundvitit 1991.
Më 31 gusht u shënuan 24 vjet nga vdekja tragjike e Princeshës, një nga figurat më të mëdha të familjes mbretërore. Ajo vdiq mbrëmjen e 31 gushtit në 1997-tën në moshën 36-vjeçare në një aksident me makinë në Paris. Pikërisht për këtë përvjetor një ish-gazetar, Kevin Connolly që ndodhej në vendin e ngjarjes më të rëndë asokohe ka treguar fakte të reja në lidhje më të.