Aktualitet

Iu vu tritol/ Ambjenti në pronësi të babait të Aldo e Ali Likës, në kërkim për një atentat!

Marketi ku u vendos tritoli në orët e para të mëngjesit në Shkozë rezulton të jetë në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku.

Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal, në pronësi të vëllait tjetër të Likëve.

Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje ndaj atentatit të 18 majit, ndërsa autori nuk është identifikuar ende. Policia njoftoi se pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin e vendosjes së tritolit, teksa autori ishte i maskuar. Pas vendosjes së atentatit, autori u largua nëpër rrugica në këmbë.