Zbulimi në skenë i shtatzënisë nga diva e muzikës pop, Beyonce në “MTV VMA 2011” ishte një moment i paharrueshëm në historinë e kulturës pop por krijoi disa momente ‘stresuese’ për nënën e superyllit.

Stilistja Tina Knowles-Lawson, e cila dizajnoi veshjen tha se:
Epo kjo ishte një natë stresuese, të paktën filloi në atë mënyrë. Dy orë para shfaqjes kuptuam që pantallonat që kisha bërë ishin shumë të ngushta dhe të parehatshme. Dy orë para shfaqjes u drejtova për në dyqanin më të afërt, bleva dy madhësi të ndryshme pantallonash dhe i sajova duke i përshatur tek ato që kisha krijuar. Për fat të mirë, rregullimi funksionoi pa gabime. Kur Beyonce hapi xhaketën dhe tregoi barkun e saj ishte lehtësimi më i madh ndonjëherë. Ne nuk kishim pse ta mbanim sekretin më. Ishte ndjenja më e mirë në botë të shihja atë t’i tregonte gjithë botës barkun e saj.

Rikujtojmë, se artistja e njohur, Zendaya në “BET Awards” ka shkëlqyer e veshur me një fustan të vjetër nga Versace, duke nderuar veshjen që diva e muzikës pop, Beyoncé zgjodhi të vishte në ceremoninë e vitit 2003, pra 18 vite më parë. Reperi i njohur Jay-Z dhe Beyoncé janë prindër të 9-vjeçares Blue Ivy dhe binjakëve tre-vjeç, Sir dhe Rumi.
Së fundmi, Jay-Z ka zbuluar në një intervistë për “The Times” se pavarësisht se është një manjat, ai nuk përqendrohet në rritjen e fëmijëve për të ndjekur hapat e tij dhe të Beyoncé-s. Ata janë çifti më i famshëm e më i përfolur i showbiz-it ndërkombëtar. Por, a e keni menduar ndonjëhere se sa të pasur janë ata?