Ata janë çifti më i famshëm e më i përfolur i showbiz-it ndërkombëtar. Bëhet fjalë për divën e muzikës pop, Beyonce dhe reperin, Jay Z. Por, a e keni menduar ndonjëhere se sa të pasur janë ata? Nëse jo, ne po ju themi se dyshja e njohur numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.
Megjithatë kjo nuk është aspak e habitshme, duke marrë parasysh se Beyonce së fundmi u vlerësua si femra që ka marrë më shumë çmime Grammy në gjithë historinë e artistëve. Ajo ka arritur të rrëmbejë gjithsej 28 çmime ‘Grammy, ndërsa Jay Z ka fituar rreth 27 milionë dollarë më shitjen e albumeve të tij.

Shifër kjo përballë të cilës, Beyonce ka fituar vetëm 15 milionë me albumin e saj. Ndërkohë në turin e tyre “On the run II” ata kanë fituar 250 milionë dollarë. Nëse jeni befasuar deri tani atëherë po ju themi se në vitin 2017 Jay Z realizoi turin “4:44” ku fitoi 48.7 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2016 në turin “Formation World” Beyonce fitoi plot 256 milionë dollarë.
Rikujtojmë, se vajza e madhe e divës së muzikës pop, Beyonce, Blue Ivy Carter u nominua në çmimet e “Grammy Awards 2021”. Së fundmi producenti i njohur, Benny Blanco ka rrëfyer një ngjarje tepër të sikletshme gjatë një qëndrimi në shtëpinë e dy këngëtarëve me famë botërore në Hamptons.
33-vjeçari po takonte këngëtaren para se të ikte nga shtëpia e tyre dhe në një moment teksa po zgjateshin të puthnin njëri-tjetrin në faqe, ai dhe Beyonce ishin puthur aksidentalisht në buzë.