Showbiz

Këtë verë, Selena Gomez do ta shohim sërish në ekran si aktore

Selena Gomez vitet e fundit është përqendruar krejtësisht tek muzika dhe këtë periudhë po shijon suksesin e albumit të saj më të ri “Rare”.

Por, “New York Times” i jep të gjithë fansave të saj një lajm shumë të mirë. Selena do t’i rikthehet aktrimit.

Pas rihapjes së ngadaltë të vendit pas pandemisë edhe akademia e filmit po i rikthehet punës dhe këtë verë, rikthehet seriali i njohur “The Broken Hearts Gallery” ku pjesëmarrëse do të jetë 27-vjeçarja.

Përfaqësuesit e këtij realizimi ende nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth rolit që do të ketë Selena.