Aktualitet

Klosi në Jalë: Vullnetarizmi i Smile Albania edhe pas muajit gusht!

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një takim me të rinjtë e Smile Albania në bregdetin e Jalës. Klosi kërkoi më shumë angazhim për mbarëvajtjen e mjedisit dhe turizmit gjatë muajit gusht. Në fjalën e tij ministri falenderoi të rinjtë për gjithë çfarë kanë bërë dhe u kërkoi angazhim maksimal për 20 ditët e mbetura të sezonit. Klosi theksoi që pastërtinë shqiptarët ta zgjerojnë edhe në rend lagjeje, qyteti dhe kudo.