Politikë Zgjedhjet 2025

Klosi shpall objektivin për Dibrën dhe ironizon PD me ‘poezi’: Kënetës i është çarë diga! Do dalim 4 me 1, s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi!

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim masiv me gratë dhe vajzat në Dibër, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Takimi nisi me një atmosferë të hareshme, me këngë dhe valle, duke “elektrizuar” të gjithë të pranishmit. Fjalën hapëse e pati Blendi Klosi, drejtues politik i PS në Qarkun Dibër.

“Të janë mirënjohës se e mban fjalën dhe për dibrat je pushtetari më fjalëmbajtur, atë që thua që e bën. Ne kemi besim se me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste do të hyjmë në Evropë, se Edi Rama e ka thënë dhe dibrat e besojnë se ajo do të ndodhë”,-tha Klosi.

Kreu politik i qarkut të Dibrës, Klendi Klosi, u shpreh se qëllimi i PS në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultat më të lartë nga ato të kaluarat dhe më shumë vota. Duke iu referuar kandidaturës së kryebashkiakut Agron Malaj që dha dorëheqjen për të kandiduar në qarkun e Dibrës, ai shtoi se “Agroni do marri më shumë vota për PS-në se çfarë ka marrë më para”.

LEXO EDHE: Rama takim me gra dhe vajza në Dibër: Nëse komandën nuk e merrnit ju, PS nuk fitonte kurrë këtu! Sot ky qytet është bërë jastëku i gjelbër i Tiranës

Duke ironizuar kundërshtarët, Klosi bëri diversion me disa figura të afruara te PS nga e djathta, ndërsa u shpreh:

“Kënetës i është çarë diga…!”.
Gjatë fjalimeve u vu në dukje objektivi i PS, që ishte rezultati 4 me 1 në mandate deputetësh.

Klosi e vijoi fjalën e tij teksa ftoi kryesocialistin Edi Rama për të folur në podium, duke shpallur edhe objektivin për 11 majin në qarkun Dibër.

“Kryeministri Rama më thotë mua gjithmonë se jam optimist. Ju ftoj të çoheni në këmbë e të themi të gjithë së bashku objektivin dhe rezultatin për 11 majin: 4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi…!”, tha ai.