1 milion dollarë të fituar brenda një minute. Ylli televiziv Kim Kardashian ditën e martë lançoi koleksionin e saj të fundit Skims, një bashkëpunim me markën prestigjioze të modës, Fendi. Megjithëse ka ende pak stile për t’u blerë, tonelata të tëra tashmë janë shitur dhe ‘Page Six Style’ ka mësuar se linja arriti në shtatë shifra në 60 sekondat e para të saj në internet.
https://www.instagram.com/p/CVdY3jfpYm9/
Sipas ‘TMZ’, bashkëpunimi me Fendi është tashmë në rrugën e duhur për t’u bërë më i suksesshmi në historinë trevjeçare të Skims. Kim lançoi SKIMS në vitin 2019 dhe që atëherë ka përfshirë sutjena, kostume trupore dhe pantallona të shkurtra në gamën e veshjeve, të cilat fillimisht supozohej të quheshin Kimono, por pati reagime të kundërta për përvetësimin kulturor.
https://www.instagram.com/p/CWEjMivvXdJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=124f6667-0c18-4ca9-8162-3ec2be588431
Theksojmë, se motra e Kim, Kourtney Kardashian dhe aktorja e njohur Megan Fox u bënë bashkë në setin fotografik për linjën e re “SKIMS”. Koleksioni ishte i krijuar me material pambuku, me veshje të buta dhe të rehatshme. Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe aktorja 35-vjeçare modeluan me disa fotografi shumë sensuale për linjën e Kim Kardashian.
Ndërkaq, sa i përket jetës personale të 41-vjeçares, kudo në rrjet tashmë janë përhapur zërat se mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson mund të ketë një romancë. Shkak u bë që një puthje që ata ndanë së bashku teksa performonin një skeç humoristik në “Saturday Night Live”. Pas kësaj dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe fansat gati janë bindur se mes tyre nuk ka vetëm miqësi.
Pete Davidson mesa duket po argëtohet me thashethemet e përhapura në rrjet. Ylli i “Saturday Night Live” u shfaq në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, ku bënte shaka me spekulimet se ai dhe Kardashian janë më shumë se thjesht miq. Meyers e nisi bisedën e tij me Davidson duke pranuar se donte të sqaronte diçka.