Brenda afatit ligjor, Komisioneri Publik, ka ankimuar konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Alma Brati, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas Komisionerit, “Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, nuk ishte i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e marrë nga KPK”-ja. Nëpërmjet këtij ankimi kërkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të riparojë mangësitë e konstatuara.