Pas shtyrjes së Festivalit Europian për shkak të pandemisë së Covid-19 që preku 185 shtete, EBU dhe transmetuesit e NPO, NOS dhe AVROTROS konfirmuan datat e reja.
Tashmë dihet se Eurovizioni nuk do të mbahet këtë vit megjithatë fansat janë kuriozë të dinë se kur dhe ku do të mbahet ai.
Dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian do të zhvillohen në datat 18 dhe 20 maj 2021 ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 22 maj. Vendi mikpritës ku do të transmetohet festivali është sërish Roterdami.
Ajo çfarë ende është e paqartë është nëse shtetet pjesëmarrësje do të përfaqësohen sërish nga këngëtarët e edicionit të anuluar të Eurovizionit.