Çifti i njohur dhe shumë i komentuar i showbiz-it shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë zbuluar se projekti i tyre i fundit, një film i shumëpritur, është drejt finalizimit dhe do të shfaqet për herë të parë në kinema në shkurt të vitit 2026.
Lajmi u bë publik përmes rrjeteve të tyre sociale, ku dyshja ndanë një postim të shkurtër:
Shkurt 2026 në kinema.
Postimi nxiti menjëherë reagime të shumta nga fansat e çiftit dhe nga adhuruesit e filmit shqiptar, të cilët presin të zbulojnë historinë që do të sjellin protagonistët.
Megjithëse detajet rreth skenarit, zhanrit apo kastës së aktorëve nuk janë bërë ende publike, burime pranë ekipit sugjerojnë se filmi përmban elemente dramatike, romancë dhe momente të frymëzuara nga eksperiencat personale të Luizit dhe Kiarës.
Ky projekt shënon herën e parë që dyshja sjellin një projekt artistik të përbashkët në formë filmi, duke e forcuar më tej reputacionin e tyre si figura publike që surprizojnë audiencën me projekte të reja.