Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Astrit Faqolli. KPK hodhi poshtë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili ngre dyshime të forta se gjyqtari ka patur kontakte me persona të inkriminuar si dhe implikuar në një veprimtari korruptive. Raporti i DSIK ishte bazuar mbi informacione të disponuara nga Shërbimi Informativ Shtetëror.