Politikë

Kreu demokrat, takime me përfaqësues të lartë të shtetit në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike nuk do të jetë në Tiranë kur të mblidhet Këshilli Politik sepse ka vendosur të zhvillojë një vizitë në Kosovë. Vizita thuhet se pason ftesën që Kryeministri Hoti i bëri Lulzim Bashës kur ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri, më 3 Korrik. Në axhendën e Kreut Demokrat do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit e politikës në Prishtinë.