Celebrities Fashion Showbiz

Kristina Baki nuk i reziston dot këtij aksesori në veshje!

Kristina Baki është një nga modelet më të bukura shqiptare. Shumë e dashur për publikun shqiptar, pak muaj më parë, Kristina ka konfirmuar lajmin për shtatzaninë e saj.

Shumë e pëlqyer dhe e komentuar, fansat gjithashtu vlerësojnë edhe stilin unik në veshje të Kristinës.

Mirëpo, mesa duket Kristina ka pikërisht një detaj shumë të preferuar në veshje dhe është ai i kapeles rrethore.

Kristina ka zgjedhur një kapele të tillë në ngjyrë të zezë e cila padyshim i shkonte shumë.

Ajo gjithashtu ka edhe një tjetër në ngjyrë rozë, lejla dhe të bardhë e cila është vërtet e mrekullueshme.

Një tjetër në ngjyrë mente, Kristina e ka patur në një foto në Instagram, ku duket me bikini dhe është vërtet tepër e bukur.

As kapelja rrethore xhins nuk mungon në veshjet dhe aksesorët e Kristinës, të cilën e ka kombinuar në mënyrë perfekte.

Më e veçanta mund të themi e Kristinës, modelja bukuroshe ka patur veshur një kapele të bardhë me pika të zeza, me një bluzë me po të njejtin print.

Roza me shkëlqim, dhe as ajo në ngjyrë bezhë nuk mungon gjithashtu në gardërobën e Kristinës. Një detaj shumë i mrekullueshëm padiskutim, që duket se po kthehet trend së fundmi, por ndoshta Kristina e ka preferuar prej kohësh tashmë, siç duket nga postimet e saj në Instagram.