Aktualitet

Kryeministri Italian në Xhenova

Kryeministri Italian, Xhuzepe Konte vizitoi zonën e goditur nga ngjarja tragjike. Në një mesazh në rrjetet sociale, Konte e përshkruan të djeshmen si ditën më të vështirë deri tani që kur u zgjodh në krye të Qeverisë.  Sipas tij, “Kjo është një plagë e rëndë jo vetëm për qytetin e Xhenovas por për të gjithë Ligurian e Italinë”.