Në dy javët e para të muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë 624 mijë të huaj, shumica për turizëm. Bashkë me emigrantët shqiptar kanë ardhur gati një milion persona, të cilët po përballen me trafikun e rënduar në akset nacionale, por edhe me vonesa në kalimin e kufirit. Ndërkaq policia rrugore po mban nën monitorim të gjitha akset rrugore më të frekuentuara gjatë këtij sezoni turistik.