“Lancio” është emisioni muzikor në Top Albania Radio, i cili nën moderimin e Albana Ruçi, ju shoqëron me këngët më të pëlqyera dhe të klikuara, si dhe me klasifikimet e hiteve muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Për sa i përket së martës, në “Lancio” ju do të ndiqni 5 hitet muzikore që kryesojnë për këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në lidhje me këtë klasifikim të kësaj jave pothuajse gjithçka është e njëjtë sepse vendi i parë dhe i dytë vazhdojnë që të jenë po të njëjtë ndërsa ai i tretë, i katërt edhe i pestë kanë pësuar ndryshim.