Këngëtarja e njohur Rita Ora, shpesh është në qendër të vëmendjes për shkak të stilit të saj të të veshurit. Së fundmi Rita ka qenë duke punuar për projektet e saj të reja në Paris ndërkohë që gjatë qëndrimit aty ka realizuar disa foto ku padyshim dukej shumë tërheqëse. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, të shkurtër super elegant ngjyrë blu dhe dukej fantastike.
Megjithatë, ajo ka guxuar me një tjetër look së fundmi. Dhe duhet thënë që përveç se thjesht i guximshëm, është dhe paksa i çuditshëm. Këngëtarja kishte veshur një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë me vija horizontale të zeza, ku mund t’i dukej dhe kanotjerja e bardhë, kombinuar me një palë pantallona treçerekshe me kuadrata, çorape të bardha mbi kyçin e këmbës dhe sandale me takë të lartë. Ylli i muzikës pop zgjodhi për aksesorë një zinxhir argjendi në qafë, i cili kishte një çakmak blu të varur në fund, ndërkohë kishte vendosur edhe një palë vathë të mëdhenj floriri.



Rikujtojmë se, prej kohësh tanimë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Taika Waititi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre publikisht dhe duket se po jetojnë ditët me të mira krah njëri tjetrit. Së fundmi, aktori dhe regjisori i njohur ka festuar 46-vjetorin e lindjes dhe brenda festës së tij në Londër, kishte shumë të pranishëm mes tyre edhe aktorja Kristen Stewart dhe vajza e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson.