Fashion Gossip

O Paris ç’e pate fat! Rita Ora është duke i fiksuar të gjithë me “look”-un e saj!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi është duke qëndruar në Paris. Ajo është duke punuar për projektet e saj të reja ndërkohë që gjatë qëndrimit aty ka realizuar disa foto ku padyshim duket shumë tërheqëse. Ajo çfarë binte më shumë në sy ishte flokët kaçurrela të artistes të cilat duken shumë natyrale dhe mund të themi se Rita-s i shkojnë shumë.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, të shkurtër super elegant ngjyrë blu dhe dukej fantastike. Ndërkaq, 30-vjeçarja shkroi në rrjetin e saj social Instagram krahas fotove se:

Ditë me diell në Paris, kështu që kam të drejtë për të veshur ngjyrë pluhur blu. Pse kaq blu?

Pak ditë më parë, Rita Ora festoi pas rekordit të klikimeve të premierës së “The Voice Australia”. Ajo shkëlqeu me veshjen e saj. Këngëtarja mbante veshur një kanatiere të shkurtër me detajin e një fjongoje të madhe në ngjyrë vjollcë. Ajo gjithashtu i kombinoi ato me një palë pantallona dhe me takat në po të njëjtën ngjyrë.

Rikujtojmë gjithashtu se Rita gjatë premierës së “The Voice Australia” dha mendimin e saj për ‘Vegemite’, një ushqim tradicional australian. Artistja u surprizua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqime. Në fillim asaj iu dukën si petulla. Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda kutisë me ushqim, kishte disa racione ‘Vegemite’.

Rita e provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë shumë. Ndërsa anëtarët e tjerë të jurisë, Keith Urban dhe Jessica Mauboy panë reagimin e saj dhe filluan të qeshin. Menjëherë pas kësaj, shumë fansa të këngëtares reaguan në “Twitter”:

Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir tjetër ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar.