Celebrities Fashion Showbiz

Ky stil ikonik i Rihanna-s sapo na ktheu pas në kohë!

Në një mënyrë apo në një tjetër, nuk ekziston asgjë që Rihanna e vesh dhe të mos ngjajë bukur. Kësaj here, ylli i pop-it na ktheu pas në kohë me veshjen e fundit, duke na kujtuar Rihanna-n e fillim viteve 2000 dhe stilin e shumë artistëve të tjerë të muzikës rap. Artistja është parë duke darkuar në New York e veshur me xhinse të gjera nga Balenciaga të cilat kushtojnë plot $ 1,850, një kanotjere-shall dhe një shall tjetër mëndafshi vendosur në flokë.

Ajo që vihej re ishin bokserat që dukeshin nga shtati i ulur i xhinseve, të cilin e kishim harruar prej vitesh si dukej. Dhe që e kemi parë vetëm tek reperët ‘gangsterë’ të kohës. Por diçka ama është e sigurtë, askush tjetër nuk mund të guxonte kaq shumë me këtë stil legjendar sa Riri dhe njëkohësisht të ngjante kaq bukur. Kombinimin ikonik të dikurshëm, Riri e plotësoi me bizhuteri, varëse, vathë, syze të errëta dhe sandale elegante me lëkurë gjarpri.

Rikujtojmë se, Rihanna ka bërë një pauzë nga bota e muzikës për një periudhë relativisht të gjatë, por megjithatë ia ka dalë të jetë ende në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se pak ditë më parë qarkulluan disa foto të saj me partnerin ku Rihanna dukej tepër e lumtur dhe e dashuruar.

Duket se këngëtarja ka gjetur balancën teksa jo vetëm në jetën e saj sentimentale, por edhe atë profesionale gjërat po i shkojnë mjaft mirë. Tanimë, Rihanna është zyrtarisht një miliardere dhe është muzikantja femër më e pasur në të gjithë botën. E gjitha kjo falë suksesit të jashtëzakonshëm të linjës së saj “Fenty Beauty”.