Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventurë, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë përmes Pushime on Top. Lei Kraja dhe Eni Shehu kanë zhvilluar disa intervista në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano. Miriam Cani është shprehur për përgatitjet dhe emocionet e koncertit, planet e saj në muzikë dhe gjetja e balancës mes jetës private dhe asaj profesionale.
Ndërkohë, edhe Ledri Vula ka treguar shumë në një intervistë ekskluzive për Pushime on Top. A do shkonte reperi në Eurovision?
I besoj menaxherit dhe nëse ai thotë duhet të shkoj, unë filloj këngën. Do shkoja me dikë që ka pasur përvojë në skena ndërkombëtare, për shembull Era Istrefi.