Aktualitet

Lezhë, hidrovori i Tales rrezik për epidemi

Hidrovori i Tales në Lezhë është kthyer në rrezik për ndotje mjedisore. Ky hidrovor është mbushur me mbetje të shumta midis tyre edhe kafshë të ngordhura ndërsa uji i tij përfundon në det duke sjellë rrezik real për epidemi. Ujërat derdhen në det çka mund te sjelle rrezik për shëndetin e pushuesve. Drejtori i Bordit te Kullimit ne Lezhe Ndue Preka pranon situatën problematike ndërsa shprehet se ka nisur pastrimi.