#thuajmepepsi Showbiz

Liesa dhe Kelvi i thonë të gjitha në #thuajemepepsi

#thuajemepepsi do vijë me puntatën e tij të tretë, mbrëmjen e sotme, në orën 19:00-20:00.

Dy të ftuarit që do i bashkohën sot Dojnës në studio, do të jetë dyshja më e komentuar e javës. Bëhet fjalë për Liesa Haxhiasllani, moderatoren e “Select” dhe prezantuesin e njohur, Kelvi Kadilli.

Ditët e fundit, mediat rozë u pushtuan me lajmin se dyshja po shijon një lidhje dashurie por nëse kjo është e vërtetë dhe Kelvi është gati ta marrë Liesën për nuse, këtë do e vërtetojmë në #thuajemepepsi pasi dyshja ka vendosur të flasë.

Përveç të ftuarve, ky program do të sjellë gjithashtu edhe rubrikat interesante dhe quiz-e, ku dëgjuesit mund të bëhen fitues të dhuratave nga Pepsi.