Showbiz

Manjola Nallbani: Ndihem e nderuar që do të përfaqësoj Shqipërinë

Këngëtarja e talentuar e skenës shqiptare Manjola Nallbani, përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Javën e Kluturës Ballkanike”, e cila do të organizohet më 3 shtator në qytetin e Selanikut, në Greqi.

“Ndihem vërtet e nderuar të përfaqësoj Shqipërinë në “Javën e Kultures Ballkanike” Selanik – Greqi ( nata shqiptare). Në një koncert “live”, me repertor të përbërë nga disa prej këngëve më të bukura popullore të të gjitha trevave dhe muzikës së lehtë. Bashkë me një band instrumentistësh të shkëlqyer! Me dëshirën për t’ju dhënë një natë sa më të bukur e dinjitoze, gjithë shqiptarëve që do jenë me ne”, shkruan në postimin e saj artistja e dashur e muzikës shqiptare.