Aktualitet

Masakër në Vlorë, 24 vjeçari vret 8 persona dhe plagos 6 të tjerë

Të paktën 8 persona mbetën të vrarë dhe 6 të tjerë të plagosur në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës si pasojë e disa të shtënave me armë. Ngjarja mësohet të ketë ardhur pas një konflikti mes dy familjeve. Autori dyshohet të jetë Ridvan Zykaj 24 vjeç që thuhet të ketë pasur probleme mendore, ndërsa viktimat janë pjesëtarë të dy familjeve. Policia, forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit.