Ende nuk ka një motiv zyrtar për masakrën e djeshme me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Selenicës. Autori i arrestuar sot dhe i dërguar në mjediset e Drejtorisë së Policisë Vlorë, nuk shprehu pendesë. Ritvan Zykaj tha se “Disa prej viktimave”, të afërm të tij, “e kishin akuzuar për vjedhje”. Nga strukturat përkatëse, 24-vjeçari po pyetet në disa seanca mbi rrethanat e krimit. Uniformat blu vijojnë hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes makabër. Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Selenicës në një mbledhje jashtë rradhe e shpalli të sotmen ditë zie.