Aktualitet

Mbante mishin në kushte skandaloze, arrestohet 55 vjeçari

Policia bllokoi një punishte në të cilën jashtë të gjitha kushteve të sigurisë ushqimore përgatiste produkte mishi, të cilat më pas i tregonte në Shëngjin. Operacioni i policisë në bashkëpunim me AKU-në Tiranë bllokoi 528 kg produkte mishi jashtë kushteve të sigurisë, ndërsa u arrestua në flagrancë Arsim Çurdina, 55 vjeç. AKU vijon kontrollet intensive të bizneseve sidomos në zonat bregdetare.