Qeveria ju jep fund pushimeve dhe rikthehet në punë për të nisur vitin e dytë të mandatit të dytë. Kryeministri Rama i ka thirrur ministrat dhe kabinetet e tyre në një mbledhje informale parapërgatitore këtë të premte në qytetin e Vlorës. Mbledhja e cila do të jetë dy ditore do të përmbyllë punën analitike të nisur më 25 korrik me kompaninë e Tony Blair. Pritet të mësohet nëse do të ketë ndryshime në përbërjen e qeverisë këtë shtator.