Kryeministri Edi Rama mbledh sot në vilën qeveritare në Vlorë kabinetin ministror së bashku me krerët më të lartë të grupit parlamentar. Në takim do të diskutohen rezultatet nga reformat e kërkuara. Ministrat në prani të kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, do të paraqesin projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe ato të mbetura pezull. Pikërisht prej këtij raportimi do të merret dhe vendimi nëse do të ketë ndryshime në radhët e ministrave në shtator.