Sport

Me apo pa Bastonin, mbrojtja e Interit do të ndryshojë. Ja 2 të piketuar nga zikaltrit!

Bastoni qëndron, apo Bastoni largohet nga Interi?  Kjo është çështja! Mbrojtësi është mes dy zjarresh. Të qëndrojë do të vazhdojë të jetë nën vërshëllimat dhe koret kundër tij. Të largohet, mbase do ish më mirë, pasi Barcelona është gati e po kështu interesim kanë treguar edhe Çelsi apo Bajerni i Mynihut.

Megjithatë Interi është duke u përgatitur për të gjëtur zgjidhet nëse Bastoni largohet. Së pasi ka zgjidhje brenda Seria A. Pavarësisht të ardhmes së Bastonit, Interi do të bëjë të paktën një investim në mbrojtje.

Jo vetëm sepse ish-lojtari i Atalantës dhe Parmës mund të largohet, por edhe për shkak të largimeve tashmë të sigurta të De Vrij dhe Açerbit. Mbrojtësit që po monitorohen për një të ardhme shumë të afërt janë kryesisht dy, Tarik Muharemoviç dhe Omar Solet. Lojtari yll i Sasuolos duket perfekt për të zëvendësuar Bastonin. Fizikisht i fortë, me këmbë të majtë, i ri (i lindur në vitin 2003) dhe gjithashtu i aftë në drejtimin e lojës.

LEXO EDHE: Rikthehet Kategoria Superiore! Beteja për “Final 4” dhe mbijetesën në javën e 29-të!

Sot, ai duket si një version pak më i papërpunuar i Bastonit. Në letër, një investim perfekt për Oaktri, i cili po kërkon lojtarë tamam si të tyret në treg. Dhe pastaj ka një obsesion të vjetër, Solet. Ai është monitoruar për një kohë të gjatë dhe ende vlerësohet për aftësinë e tij për të organizuar lojën. Shkurt, me apo pa Bastonin, mbrojtja e Interit do të ndryshojë. Dhe jo vetëm pak.

LEXO EDHE: Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave!