Ka vetëm 4 muaj që ka sjellë në jetë të shtrenjtin e saj dhe ky është viti i parë që Olta Gixhari i gëzon festat e fundvitit si nënë. Fotot që poston me të birin në rrjetet sociale janë të rralla ama tërheqin vëmendjen që në momentet e para të publikimit. Së fundmi, aktorja shqiptare ka postuar një album fotoshnë rrjetin social Instagram ku zbulon se ajo i ka kushtuar një letër Babagjyshit të Vitit të Ri.
Këtë herë jo për t’i kërkuar diçka, por për ta falenderuar atë për engjëllin që i ka bekuar jetën dhe i ka gëzuar shpirtin. Ja çfarë shkruan Olta në postimin e saj teksa shihet duke mbajtur Amar në krahë:
Këtë vit nuk do të kërkoj asgjë, këtë vit dua të falenderoj për më të shtrenjtin tim Amar! Thonë që ti vjen përmes qiejve me slitën tënde magjike, atje lart, thonë që është perëndia më e bukur e dëshirave dhe e ëndrrave! Me këtë foto kartolinë dua t’i tregoj të gjithë qiejve që unë jam e lumtur, ëndrra ime u realizua! Faleminderit Babagjysh!
https://www.instagram.com/p/CJD1qUYHgpd/