Gossip Showbiz

“Me mua mos guxo…” Përplasja mes Mateo dhe Brikena shpërthen pas puthjes së papritur!

Pas momentit të diskutuar gjerësisht, kur Mateo tentoi t’i rrëmbente një puthje Brikena, dyshja janë përballur sërish në oborrin e shtëpisë për të sqaruar situatën.

Mateo u përpoq ta justifikonte veprimin e tij, duke u bazuar te afrimiteti që kishin ndërtuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ai përmendi momentet e afërsisë fizike mes tyre, duke lënë të kuptohej se e kishte interpretuar si një sinjal për të bërë hapin e radhës.

Nuk mendoj që kam bërë ndonjë gjë të keqe

-u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Brikena reagoi qartë dhe pa hezitim, duke theksuar se kishte vendosur kufij që më parë.

Ta kam thënë gjithmonë… ma respekto fjalën. Me mua mos guxo të rrëmbeheshe

-iu drejtua ajo, duke nënvizuar se situata kishte kaluar një vijë që ajo nuk e pranonte.

Pas këtij debati, rrjetet sociale shpërthyen me reagime të shumta.

Ndjekësit kanë nisur të vënë në pikëpyetje marrëdhënien mes tyre, ndërsa nuk kanë munguar as komentet kritike ndaj Brikena, e cila është cilësuar nga disa si “manipuluese” apo “e paqartë” në qëndrimet e saj.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në fokus dinamikat e ndërlikuara brenda Big Brother VIP Albania, ku kufijtë personalë dhe interpretimet shpesh përplasen para kamerave.