Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM vijon të kundërshtojë vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që në fazën e parë të Vetting-ut, konfirmoi në detyrë disa prej njerëzve të Drejtësisë. Sot, ONM-ja iu rekomandoi Komisionerëve Publikë, ankimimin për Artur Malajn, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Malaj u konfirmua më 3 Gusht. Deri tani, ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendimet për kryetarët e Kushtetueses e të Gjykatës së Lartë, Bashkim Dedja e Xhezair Zaganjori, si dhe për gjyqtarin e Apelit Administrativ, Gentian Medja e Prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.