Kapiteneria e Portit Sarandë njofton se ka ndaluar dhënien e lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese, për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, që arrijnë deri në 6 Beaufor, ditën e sotme është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese.
Këtu përfshihen edhe mjetet turistike, peshkarexhat e skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit e Borshit.
Po ashtu është pezulluar lëvizja e tragetit të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas, deri në një njoftim te dytë.