Aktualitet

Moti, reshje të dobëta shiu në zonat malore!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, që hera-herës do të jenë deri të dendura.

Sipas parashikimit, pas orëve të pasdites pritet përmirësim i kushteve atmosferike, duke sjellë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje të dobëta shiu shfaqen nga mesdita e deri në orët e pasdites, kryesisht në relievet malore të zonave lindore dhe jugore të vendit. Në mbrëmje, reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi deri në 18 m/s.

Ndërkohë, deti paraqitet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë në Adriatik dhe Jon.