Një suedez u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, pasi iu gjetën 19 pistoleta me vete teksa po tentonte të linte kufirin drejt Malit të Zi. Shtetasi është Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi. Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.