Gossip Showbiz

“Ndale, ndale!” Kaos në koncertin e Kanye West, momenti që la pa fjalë 70 mijë fansa…

Rikthimi i shumëpritur i Kanye West në Los Angeles nuk kaloi pa tensione, pasi koncerti i tij në SoFi Stadium u ndërpre papritur për shkak të problemeve teknike.

Gjatë performancës së hitit të tij “Good Life”, reperi u duk i irrituar dhe ndaloi gjithçka në mes të skenës, duke bërtitur ndaj stafit:

Ndale, ndale, ndale… nuk më pëlqen kur dritat lëvizin ashtu… si dreq diskoteke

Pavarësisht përpjekjeve për ta rregulluar situatën, ai vazhdoi të kritikonte ndriçimin dhe efektet piroteknike, madje i krahasoi ato me një skenë nga “Saturday Night Live” dhe dritat e Las Vegas.

Pas disa minutash tension, koncerti rifilloi dhe publiku shpërtheu në duartrokitje.

Shfaqja ishte pjesë e serisë “Ye: Homecoming”, që shënon rikthimin e tij në skenat amerikane pas disa vitesh mungesë. Një nga momentet më emocionuese ishte kur në skenë u ngjit vajza e tij, North West, duke performuar përpara rreth 70 mijë spektatorëve.

Megjithatë, përtej spektaklit, polemikat vazhdojnë ta ndjekin artistin. Deklaratat e tij të mëparshme kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa organizata të ndryshme kanë shprehur shqetësim për mesazhet që mund të përcillen përmes performancave të tij.

Kanye West pritet të ngjitet sërish në skenë në të njëjtin stadium, ndërsa debatet rreth tij vazhdojnë të jenë po aq të zjarrta sa performancat e tij.