Politikë

Ndërtime te Liqeni, Bashkia e Tiranës: Nuk lejohen më!

Bashkia e Tiranës thotë se Partia Demokratike doli përsëri bllof sot kur e akuzoi për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me Planin e Ri të qytetit. Bashkia e Tiranës thotë se bëhet fjalë për zonën e Gardës së Republikës, e cila me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit, ndryshe nga plani i Bashës që sipas saj e kishte tërësisht zonë të zhvillueshme. “Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Tiranë.