Uji i ftohtë dhe uji me temperaturë ambienti do t’ju mbajë të hidratuar. Pirja e ujit të ngrohtë ka përfitimet e veta, si për shembull ndihmon tretjen dhe largimin e toksinave. Qëndrimi i hidratuar ka vërtetuar përfitime për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Sipas ekpertëve rekomandohet që meshkujt 19 vjeç e lart të konsumojnë 3.7 litra ujë në ditë dhe gratë 19 vjeçe e lart të konsumojnë 2.7 litra në ditë. Por a mund të ketë ndikim negativ pirja e ujit të ftohtë në shëndetin tuaj? Disa njerëz besojnë se pirja e ujit të ftohtë është një zakon i keq që mund të dëmtojë shëndetin tuaj afatgjatë.
Ky besim bazohet në idenë se pirja e ujit të ftohtë kontrakton stomakun tuaj, duke e bërë më të vështirë tretjen e ushqimit pas një vakti. Uji ka zero kalori, ndërsa pastron trupin nga helmet, përmirëson tretjen, hidraton dhe mbron shëndetin e lëkurës. Mirëpo, ekzistojnë situata në të cilat uji mund ta dëmtojë organizmin tonë. Shumica e njerëzve pas drekës pinë një gotë ujë. Mirëpo, ky veprim është gabim. Në këtë rast shfaqet fryrja, por mund të shfaqet edhe dhembje në stomak.

Trupi me djersitje është dehidratuar, sepse ka humbur lëngje dhe është normale të ketë mungesë uji. Mirëpo, një gotë ujë nuk është zgjedhje e mirë. Do t’ju çlirojë nga etja, por duhet ta dini që me ujë të zakonshëm nuk mund ta kompensoni çdo gjë që keni humbur me djersitje të shtuar, për shembull natriumin dhe kaliumin. Prandaj, është e nevojshme t’i kompensoni elektrolitet.
Mund të pini ujë kokosi. Edhe pse rrallë ndodh, por është e mundshme që të pini aq shumë ujë sa që ta rrezikoni shëndetin. Sasia tepër e madhe e ujit të pirë mund të çrregullojë ekuilibrin e kripës në trup, përkatësisht të shkaktojë mungesë të natriumit. Kur gjatë vrapit pini ujë, qelizat në trup fryhen dhe mund të ndiejmë dhembje koke, vjellje, madje edhe goditje në tru. Mirëpo, për këtë megjithatë është e nevojshme të pini një litër ujë. Shkuarja në tualet është tregues i mirë se a pimë mjaft ujë. Nëse ka ngjyrë të verdhë në të zbehtë, si limonadë, është tregues që keni pirë mjaftueshëm ujë. Nëse vëreni urinë të tejdukshme duhet të ngadalësoni konsumimin e ujit.