Gossip Showbiz

“Nëse dal sonte…” Gimbo emocionon Selinën me mesazhin e tij!

Tensioni në Big Brother VIP Albania po rritet, teksa pas televotimit të hapur, njëri mes Gimbos dhe Brikenës pritet të lërë shtëpinë këtë të martë.

Në prag të këtij momenti vendimtar, Gimbo ka zhvilluar një bisedë të ndjerë me Selinën, me të cilën ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë. Ai i kërkoi asaj të vazhdojë lojën e saj dhe të mos ndikohet nga askush, ndërsa premtoi se do ta presë jashtë nëse eliminohet.

Kam vetëm një kërkesë, mos më dëshpëro… këtu e përballoj, por jashtë jo

-u shpreh ai, duke i kërkuar Selinës të mos bjerë pre e provokimeve dhe të qëndrojë e njëjtë siç ka qenë me të.

Nga ana tjetër, edhe Selina i kërkoi Gimbos që ta presë, pavarësisht gjithçkaje që mund të ndodhë. Biseda mes tyre u shoqërua me emocione, duke treguar sa e rëndësishme është bërë kjo marrëdhënie për të dy.

Gimbo shtoi se nëse largohet nga shtëpia, do të qëndrojë në Shqipëri, ndërsa theksoi se ndryshimi i sjelljes së Selinës pas daljes së tij do ta lëndonte shumë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse publiku do t’i ndajë apo do t’u japë një tjetër mundësi brenda shtëpisë.