Food & Drink Health & Beauty

Nëse qëndroni në qetësi kur hani nuk do të shëndosheni…

Një hulumtim i ri i bërë në Birmingham ka treguar që njerëzit të cilët, derisa janë duke ngrënë, dëgjojnë vetëm tingullin e përtypjes së ushqimit dhe përpirjes, hanë më pak ushqim. Hulumtuesit kanë bërë tri eksperimente në mënyrë që të tregojnë forcën e asaj që e kanë quajtur “efekti kërcëllues”.

Në eksperimentin e parë, personat kanë dëgjuar muzikë të zhurmshme nëpërmjet kufjeve dhe vetvetiu kanë ngrënë petulla më shumë nga ata persona të cilëve u janë lëshuar tinguj të qetë. Tingulli është pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit, mirëpo roli i tij qëndron në atë që akoma nuk është hulumtuar mjafteshëm.

Rezultatet e këtij hulumtimi vetëm janë lidhur me ato të vitit 2007, të cilat kanë zbuluar që njerëzit të cilët janë të shqetësuar hanë më shumë e ata të cilët nuk kanë shumë brenga. Ekspertët dhe studimet e shumta kërkimore po ashtu konfirmojnë se, veçanërisht në botën tonë të zhurmshme, koha e kaluar në heshtje mund të sjellë përfitime të shumta shëndetësore.

Sistemi i imunitetit është një rrjet i ndërlikuar i qelizave, indeve dhe organeve që punojnë së bashku për ta mbrojtur trupin nga “pushtuesit e huaj” apo nga mikrobet. Kur sistemi i imunitetit dështon ta kryejë rolin mbrojtës, një mikrob e pushton trupin dhe shkakton ndonjë sëmundje. Në mënyrë që sistemi i imunitetit të funksionojë siç duhet, komponentët duhet ta mirëmbajnë balancimin dhe harmoninë. Është zbuluar se një numër i madh i faktorëve janë të rëndësishme që kjo të ndodh. Mes tyre janë ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm.