Aktualitet

Nga 1 shtatori furrat e bukës të cilat prodhojnë edhe ëmbëlsira me dy sahatë elektrikë

Që prej 1 shtatorit, furrat që prodhojnë bukë dhe ëmbëlsira apo kanë bazë frigoriferike do të paguajnë energjinë elektrike me dy fasha. Prodhuesit e bukës kërkojnë që në paketën e vitit të ardhshëm qeveria të ulë TVSH. Në Shqipëri numërohen rreth 4 mijë subjekte të cilat ushtrojnë aktivitetin e prodhimit të bukës. Ndërkaq prodhuesit e bukës sygjerojnë që ajo të blihet e paprerë pasi është më higjenike dhe nuk humb vlerat.